Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore në komunën e Gjakovës, nën dyshimet për dhunim dhe për disa vepra të tjera.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me 03.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.