Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale "Trafikim me njerëz" si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit, ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave të mëtutjeshme

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Trafikim me njerëz”, si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit, ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave të mëtutjeshme.

Sipas policisë, kjo veprimtari dyshohet të jetë zhvilluar gjatë vitit 2023-2024.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit, ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një videoregjistrues.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika