Një person është arrestuar të hënën e 13 marsit në Komunën e Gjakovës, pasi kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.
Policia, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 28 tetor të vitit të kaluar.
Po ashtu, bëhet e ditur se viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.
“Gjakovë 28.10.2022 – 07:00. Më 13.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët”, thuhet në raportin policor.
Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.