Arrestohet një person në Gjakovë për posedim të paautorizuar të armëve

Gjatë të enjtes, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Ilustrim





Të enjten e 1 dhjetorit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Rogovë të Gjakovës, dhe gjatë kontrollit, ka arrestuar një person, të cilit në shtëpinë dhe objektet e tjera përcjellëse, i ka gjetur armë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet e tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë e llojit EKOL, tre karikatorë, 22 copë fishekë dhe një thikë”, thuhet në komunikatën për media, të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit B.B., lindur në vitin 1949, shtetas i Kosovës, është inicuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Megjithatë, Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës ka bërë të ditur se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Tutje, në komunikatë theksohet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në vazhdimësi angazhohet në parandalimin e dukurive negative, veprave penale dhe për krijim të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika