Policia e Kosovës njofton se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare të mitur dhe se i njëjti e ka dhunuar të miturën.
Policia njofton se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
“Gjilan 11.06.2023 – 22:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, njofton Policia e Kosovës.