Arrestohet një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit, “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 31.07.2023 rreth orës 08:30 në koordimin me prokurorinë e shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit A.A. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar)”.

Gjatë kontrollit, nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën, një armë automatike AK47, dy karikatorë dhe gjashtëdhjetë e katër copë fishekë të kalibrit 7.62mm.

“Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën: një (1) armë automatike AK47, dy (2) karikator dhe gjashtëdhjetë e katër (64) copë fishekë të kalibrit 7.62mm. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”.

Prokurori i shteti ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika