Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor në fshatin Komoran të Gllogocit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 tetor 2026, rreth orës 20:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 17 tetor.
Ai dyshohet se, së bashku me dy persona të tjerë, të gjithë meshkuj kosovarë, e kishte sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.