Arrestohet një person në Han të Elezit, tentoi të kontrabandoi mallra nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, si i dyshuar për kontrabandim të mallrave në Seqishtë të Hanit të Elezit.

Sipas njoftimit policor thuhet se 40 vjeçari, shofer i makinës kur ka vërejtur se është duke u pikasur nga patrulla e Policisë, ka tentuar të ikë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar vetaksident me dëme materiale.

Policia njoftoi se ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollimit të saj ka hasur në 120 palë këpucë si dhe 260 veshje.

Në  njoftimin e PK-së  thuhet se dyshohet se malli është tentuar të kontrabandohet nga territori i Republikës së Kosovës në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut përmes rrugëve malore.

“Drejtuesi i automjetit, me iniciale (Z.A.) i moshës rreth 40 vjeçare M/SH/RMV me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, duke tentuar për t’u larguar (ik) në drejtim të territorit të RMV-se, ka shkaktuar vet aksident me dëme materiale.Policia ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se brenda tij kishte të ngarkuar:· 120 palë këpuce (patika)· 260 palë veshje (duksa dhe trenerka)”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika