Policia e Kosovës ka njoftuar se një 15-vjeçare është dhunuar seksualisht në Istog në shtator të vitit të kaluar, ndërsa rasti në polici është hapur të hënën e 24 tetorit.
Sipas raportit 24 orësh, personi që dyshohet ta ketë dhunuar të miturën është arrestuar, dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.
Po ashtu, thuhet se i dyshuari gjendet në spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë.
“Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë”.