Arrestohet një person në Klinë, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë

Një person është arrestuar në Klinë pasi ka tentuar t'u japë ryshfet zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.

Siç ka njoftuar Policia, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:45, derisa patrulla policore ishte në një pikë kontrolli në Klinë.

Ata kishin ndaluar një kamion me targa të huaja për shkak të një kundërvajtjeje në trafik.

Personi i dyshuar që po drejtonte kamionin është me inicialet N.B., i lindur në vitin 1961.

Ai ka tentuar të japë një shumë të parave zyrtarëve policorë, me qëllim që të shpëtojë nga gjoba për kundërvajtjen në trafik.

“Me datë 18.10.2023 rreth orës 09:45 deri sa patrulla policore kanë qenë në pikë kontrolli në Klinë, për t’i shqiptuar gjobën për kundërvajtje në trafik e kanë ndaluar kamionin me targa të huaja, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari N.B., (viti i lindjes 1961).”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të quajtur “Dhënia e ryshfetit.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika