Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua.
Rasti ka ndodhur më 4 qershor, ku në raportin e policisë thuhet se një burrë ka lajmëruar se viktima është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar te shtëpia e të dyshuarit.
Pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe dyshon se ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer ne shtëpi”, thuhet raportin e PK-së.