Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nga Mitrovica e Jugut, nën dyshimet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Sipas njoftimit, të dyshuarit me inicialet F.A 22 vjeçar i janë konfiskuar një pistoletë, dy maska, dy shufra të metalit dhe dy të drurit.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Dëshmorët e 1903” në kohen kur njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë , dy kapela te zeza (maska), dy shufra metali dhe një shufër druri”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, “me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale [Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve]”.