Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për vjedhje të rënda

Të martën e 3 janarit, në Obiliq është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda, në periudha të ndryshme kohore, kryesisht vjedhje nga veturat

Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në Obiliq, të martën e 3 janarit për disa vjedhje të rënda.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore dhe se janë kryesisht vjedhje nga veturat.

Tutje thuhet se  dyshuari A.G. ishte në kërkim nga muaji gusht i vitit 2022.

“A.G. mashkull,31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i kërkuar që nga muaji gusht i vitit 2022)”.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku shtatë raste të vjedhjeve të rënda.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika