Është arrestuar një person sepse i njëjti dyshohet se gjatë vozitjes nuk i ka përfillur urdhrat nga zyrtarët policorë për ndalim e më pas verbalisht i ka kanosur këta zyrtarë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se ky rast ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, gjatë ditës së djeshme në orën 17:18.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Eliot Engel, Pejë / 02.04.2024 – 17:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, fillimisht nuk ka përfillur urdhrat e dhënë nga zyrtarët policorë për ndalim e më pas verbalisht ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.