Arrestohet një person në Pejë, sulmon seksualisht viktimën femër

Të premten e 30 shtatorit është arrestuar i dyshuari me inicialet F.B, i cili ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Kompetente





Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka arritur të identifikoj dhe të arrestojë personin me inicialet F.B.

Personi me inicialet F.B dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit në orën 20:50 ka sulmuar seksualisht viktimën femër.

“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Themelore ne Pejë.

Tutje, në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika