Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shtunën në Prishtinë nën dyshimin se ka dhunuar një grua.
I dyshuari është arrestuar në orët e hershme të së shtunës dhe është dërguar në mbajtje. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“DHUNIM/Prishtinë /22.03.2025 – 02:00. Raportohet se viktimës femër iu është ofruar tretman mjekësor lidhur me rastin. Është arrit të arrestohet i dyshuari mashkull. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.