Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimet për tentim vrasje

Ilustrim

Një person është arrestuar në komunën e Prishtinës, nën dyshimet për tentim vrasje.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se atij i është konfiskuar pistoleta, me të cilën, i dyshuari kishte tentuar ta vrasë një person tjetër.

Pistoleta, sipas policisë, ishte e djegur.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, dhe nga ai janë konfiskuar disa pjesë të pistoletës së djegur që është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika