Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike, ndërkaq gjatë kontrolleve në banesën e të dyshuarit janë gjetur substanca narkotike në vlerë rreth tetë mijë euro.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëjtit, përpos kokainës, i janë gjetur edhe para prej më shumë se 1545 eurosh eurosh si dhe dy telefona celularë dhe një peshore digjitale.
Lidhur me rastin si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar:
• Para të gatshme me vlerë prej 1545 eurosh ( Njëmijë e pesëqind e dyzet e pesë euro )”, thuhet në njoftimin e PK-së.
I dyshuari është shoqëruar drejt stacionit policor, me ç’rast, ёshtё intervistuar. Pas kësaj të fundit, me vendim tё prokurorit kompetent, ёshtё ndaluar pёr 48 orё.