Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet një qese me kokainë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi të njëjtit i është gjetur një qese me substancë narkotike, të llojit kokainë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për shitblerjen e substancave narkotike dhe po ashtu të njëjtit i është gjetur një qese me substancë narkotike, të llojit kokainë.

Sipas policisë, arrestimi ka ardhur pasi kanë pranuar informata dhe kanë kryer hetime. Gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 5.6 gramë, një telefon dhe 25€ dhe një thikë.

“Pas pranimit të informatave se një i dyshuar mashkull kosovar merret me shitblerjen e substancave narkotike dhe pas një pune hetimore me datë 04.10.2023 është  arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 5.6 gram, një telefon dhe 25 € dhe një thikë. I dyshuari ka pohuar se në shtëpinë e tij ka një sasi të narkotikëve dhe gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 73 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika