Një person është arrestuar në Prishtinë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Dy persona e kanë raportuar në Polici atë dhe një tjetër se po mbulonin një thes që dyshohej se ishte me dinamit.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në vendngjarje është thirrur njësiti për deminim.
“Prishtinë / 29.02.2024 – 18:00. Dy meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë hasur dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar njësiti për deminim për të dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.