Arrestohet një person në Rahovec, publikoi foto me armë zjarri në Tik-Tok

Një person u arrestua në Rahovec, pasi kishte publikuar disa foto me armë zjarri në rrjetin social Tik-Tok

Qyteti i Rahovecit

Të martën e 8 prillit, në fshatin Danjë të Rahovecit, është arrestuar një person, pasi kishte publikuar disa foto me armë zjarri në rrjetin social Tik-Tok.

“08.04.2024 – 10:10. Pas publikimit të disa fotove me armë zjarri në rrjetet sociale TIK-TOK, është kontrolluar shtëpia dhe lokali i të dyshuarit mashkull kosovar, ku i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katër copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit të 24 orëve të fundit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika