Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Skenderaj. Ai dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) aparate te lojërave, dy (2) televizorë, dhe dëshmi tjera relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika