Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet për tentim vrasje

Policia e Kosovës, e ka arrestuar një person në Suharekë nën dyshimet për tentim vrasje

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në komunën e Suharekës, nën dyshimin për “vrasje në tentativë”.

Personi i arrestuar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendin e ngjarjes policia e ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 6 copë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika