Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Viti, i cili dyshohet për tentim vrasje. Në njoftimin e policisë, thuhet se i dyshuari e ka sulmuar me thikë personin tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, kurse i dyshuari, sipas policisë, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.