Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ka sulmuar me thikë gruan e tij dhe veten

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Vushtrri dyshohet se ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe vetën

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe veten, në Sllatinë të komunës së Vushtrrisë.

Të dy kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë e më pas janë dërguar edhe në QKUK, thuhet në raport.

“Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marrë në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj janë dërguar edhe në QKUK”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka sekuestruar një thikë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

“I dyshuari më pas është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika