Një person është arrestuar të premten në Vushtrri nën dyshimin se kishte kanosur një polic derisa kishte qenë në detyrë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, rasti ka ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina”.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur zyrtarin policor, derisa ka qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.