Arrestohet një person në Zubin Potok për armëmbajtje pa leje

Njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri, përmes të një bashkëpunimi efikas me njësitet tjera të specializuara dhe ato të antidrogës është arrit deri tek pranimi i informacioneve relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës të hënën e 20 marsit kanë arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Zubin Potok.

Në komunikatën për media nga policia thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

“Në funksion të përmbushjes së këtyre detyrave dhe përgjegjësive sot më 20.03.2023, njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri, përmes të një bashkëpunimi efikas me njësitet tjera të specializuara dhe ato të antidrogës është arrit deri tek pranimi i informacioneve relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit”, thuhet në njoftim.

“Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”.

Njësitet kompetente policore nga stacioni policor Zubin Potok kanë ndërmarr veprime të menjëhershme policore dhe pas një pune hetimore dhe operative kanë arrit që në shtëpinë e dyshuar të gjejnë dhe sekuestrojnë si dëshmi prova materiale.

“Dy armë të gjata, me 208 fishekë, dy pushkë ajrore, dy kuti me sfera të pushkës, një revole, e tipit zastava, dy  karikatorë, 18 fishekë”, vijon njoftimi.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente rajonale të hetimeve Mitrovicë veri të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika