Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë e xhaketë ushtarake serbe

Një person është arrestuar në Zveçan, ku gjatë kontrollit i janë sekuestruar armë dhe një xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Ilustrim

Një person me inicialet R.J. është arrestuar në Zveçan nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armëve, kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë karabinë, një pushkë gjahu, një pushkë ajrore, plumba, gëzhoja të zbrazëta, një xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë, fitil eksplozivi dhe rreth 100 gramë barut.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika