Një person është arrestuar të dielën në Komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarit, i është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Zveçan 12.01.2025-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar; një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.