Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dhunuar një femër në Malishevë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.