Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person në Ferizaj. pasi i njëjti ka kanosur disa anëtarë të familjes së tij dhe po ashtu gjatë intervenimit të policisë ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.
Rasti është cilësuar si dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur disa persona dhe po ashtu gjatë intervenimit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, i cili ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.