Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 30 shtatorit rreth orës 19:00 është arrestuar një person për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës.
Policia njofton se rasti është raportuar me datën 21 shtator të këtij viti pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë me dokumente personale dhe para të gatshme 18 mijë euro, të cilën dyshonte se e kishte harruar në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë.
“Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27000 euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Personi i dyshuar mashkull me inicialet A.R., 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.