Arrestohet një person për tentim vrasje në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje në Pejë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më gjatë së shtunës, rreth orës 23:22, në rrugën "UÇK" në Pejë

Ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasje në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Më datë 16. dhjetor  2023 rreth orës 23:22, Policia është informuar se në rrugën “ UÇK ” në Pejë ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit  te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktima dhe dëshmitaret  kanë kuptuar se i dyshuari   e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit. M. M. i lindur me 1998. Pas një pune intensive nga hetuesit rajonal me datë 17. 12. 2023 është arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. ”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika