Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, pasi i njëjti në hyrje gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët policor, me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit me targa të huaja në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 euro në formë ryshfeti.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti “në hyrje” gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit (me targa të huaja) në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 € në formë ryshfeti”, tha policia.