Arrestohet një person, tentoi të kontrabandojë proteina në vlerë prej 18 mijë eurosh

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë kapur 43 paketa me mallra - suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18 mijë euro

Foto: Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kontrabandim me mallra.

Gjatë kontrollimit të automjetit të tij janë hasur 43 paketa me mallra-suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme, me peshë rreth 210 kg dhe me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro.

Ai dyshohet se po fuste mallin e kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

“Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje, gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale R. T., tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro, mall për të cilin nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tij, i cili dyshohet se ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga RMV-RKS”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin thuhet se është kryer edhe kontrolli në një lokacion tjetër të dyshuar, por nuk është gjetur sasi e mallrave të tjera.

“Të gjitha veprimet rreth rastit janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe rasti trajtohet tutje në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika