Arrestohet një polic në Gjakovë nën dyshimin për kanosje

Një zyrtar policor është arrestuar të shtunën në Gjakovë

Një zyrtar policor është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën penale “kanosje”.

Në një njoftim nga Inspektorati Policor i Kosovës thuhet se i dyshuari është përfshirë në një rast të kanosjes sa ishte jashtë detyrës zyrtare.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘kanosje’”, thuhet në njoftim.

Si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika