Arrestohet një polic në Viti për kanosje dhe pengim të zyrtarëve të KEDS-it

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka arrestuar të mërkurën një zyrtar policor në Viti me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje” dhe “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”

Policia e Kosovës

Një zyrtar policor në Viti është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, për dyshimet se ka kryer veprën penale të “Kanosje” dhe “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Lajmi është bërë i ditur nga Inspektorati Policor në një komunikatë për media, e cila thotë se ata kanë marrë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Sipas komunikatës, zyrtari policor dyshohet se ka kanosur dhe penguar disa zyrtarë të KEDS-it në Viti, të cilët ishin në detyrë dhe kishin mbështetjen e njësisë policore.

Pas pranimit të informacioneve, hetuesit e Inspektoratit Policor në bashkëpunim me Prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore, rezultati i të cilave ka qenë arrestimi i zyrtarit policor.

Prokurori kompetent të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

“Hetuesit e IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika