Arrestohet një postier, dyshohet se largoi zarfin me fotografi të ndjeshme nga zyra e Postës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë në cilësinë e të dyshuarit, gjersa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër. I dyshuari është dërguar në mbajtje

Është arrestuar një postier nën dyshimin se i njëjti ka larguar një zarf nga zyra e Postës, zarf ky që dyshohet të ketë përmbajtur fotografi të ndjeshme.

Me anë të një komunikate, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës (postierin) dhe veprimin që dyshohet të ketë bërë.

“Bazuar në informatat e pranuara, dyshohet se në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme. Mbi bazën e dyshimeve Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arritur të identifikojë të dyshuarin, dhe në konsultim me kryeprokurorin e PTH në Prishtinë, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë në cilësinë e të dyshuarit, përderisa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër. Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari mashkull/kosovar me inicialët (M.R,) dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se sipas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në konsultim dhe koordinim me prokurorin kujdestar nga PTH në Prishtinë, është lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika