Arrestohet një serb, dyshohet për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas serb është arrestuar të shtunën në Leposaviq pasi dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas serb është arrestuar të shtunën në Leposaviq pasi dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht.

Sipas njoftimit të dielën se i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument identifikimi dhe dyshohet se ka kaluar ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

I dyshuari është identifikuar dhe intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

“Njësiti policor ka arrestuar të dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që, i njëjti nuk posedonte asnjë dokument identifikimi dhe dyshohet se nga Serbia në Republikën e Kosovës ka kaluar ilegalisht. I dyshuari është identifikuar dhe intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika