Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në Kosovë. I dyshuari u arrestua nga policia në zonën e Graçanicës

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën ka arrestuar një person, shtetas serb, D.M. në Graçaniçë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari ka kryer krime lufte gjatë periudhës 1998-1999, në cilësinë e gardianit të burgut dyshohet se ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë. Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive Policia e Kosovës, me datën 21.06.2023, në orët e paradites, zonën e Graçanicës, ka ndaluar dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i janë sekuestruar një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm, 136 fishekë të kalibrit 9x19mm, thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives, shufër metalike “Taiwan” dhe dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj.

Në konsultim me prokurorin kompetent nga Prokuroria Speciale, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të siguruar nga familja, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika