Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar në Jarinjë, i identifikuar me iniciale S.N, për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile" të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në komunën e Vushtrrisë që dyshohet për krime lufte në Kosovë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar në Jarinjë, i identifikuar me iniciale S.N, për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

“Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar personin e dyshuar mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika