Arrestohet një serb nën dyshimin për krime lufte

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, serb, nën dyshimin se ai është përfshirë në krime lufte kundër popullsisë civile në Vushtrri, në vitin 1999

Policia e Kosovës

Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, serb, nën dyshimin se ai është përfshirë në krime lufte kundër popullsisë civile në Vushtrri, në vitin 1999.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se arrestimi ishte bazuar në shkresat e lëndës, deklaratat e dëshmitarëve dhe informacionet në rrugët operative.

“Vushtrri 1999-NN. Bazuar në shkresat e lëndës, deklaratave të dëshmitarëve, informacioneve në rrugët operative, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, serb, nën dyshimin për përfshirje në rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit special, është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika