Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb për krime lufte të kryera në Kosovë gjatë periudhës së viteve 1998-1999.
Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se arrestimi i serbit ka ndodhur në Gurakoc të qytetit të Istogut, pas një hetimi nga Njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës.
“Fsh. Gurakoc, Istog mars-maj 1998. Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, shkruhet në raport.
Tashmë, i arrestuari është në mbajtje.
/PortaliD/