Arrestohet një serb, policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ndihmëse për trazira

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se një person i nacionalitetit serb është arrestuar, pas bastisjes së një lokacioni në Komunën e Leposaviqit, bastistje në të cilën u sekuestruan granata dore, rreth 12 mijë euro, një AK47, 200 fishekë dhe jo vetëm

Ilustrim

Katër granata dore, rreth 12 mijë euro, një armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e pajisje të tjera ndihmëse për trazira, janë sekuestrur nga Njësia Antidrogë, me rastin e një bastisjeje në Leshak të Komunës së Leposaviqit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, me ç’rast, ai ka thënë se tashmë është arrestuar një serb.

Foto nga bastisja

“Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Antidrogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e pajisje të tjera ndihmëse për trazira. Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale, dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar”, ka shkruar Sveçla.

May be an image of indoor
Foto nga bastisja

Ai ka thënë se në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, do të veprojnë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika