Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje(e premte) në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari u arrestua pasi në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar katër granata dore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.