Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Dragash, e goditi me pasqyrë anësore policin

"Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata, me që rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore", thuhet në raport

Policia e Kosovës

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Dragash pasi duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, ka tentuar të godasë ata me veturën e tij.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari njërin nga policët e ka goditur me pasqyrë anësore.

Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si “Pengim i personit zyrtar”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe me veturën e tij, ka tentuar që t’i godasë ata, me që rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika