Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prizren, dyshohet për tentim-dhunim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të hënën se ka arrestuar një person nga Shqipëria, si të dyshuar për tentim dhunim të një gruaje në Prizren

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Shqipëria në Prizren, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “tentim-dhunimi”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të premten më 21 korrik.

Rreth orës 17:00, një grua shtetase e Shqipërisë ka raportuar se një grua po nga Shqipëria është sulmuar seksualisht dhe tentuar të dhunohet nga i dyshuari shtetas i Shqipërisë.

I dyshuari shqiptar është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “tentim-dhunimi”.

“Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se viktima femër, po ashtu, shtetase e Shqipërisë, ishte sulmuar seksualisht dhe tentuar të dhunohet nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, tashmë rasti është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika