Arrestohet një shtetas turk për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është arrestuar një shtetas turk, si i dyshuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të rreme, keqpërdorim të kartelave të bankës apo kreditit

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është arrestuar një shtetas turk, i dyshuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të rreme, keqpërdorim të kartelave të bankës apo kreditit

Në raportin ditor të PK-së thuhet se i dyshuari turk është arrestuar lidhur me një rast që ka ndodhur më 20 shkurt të këtij viti, ku u patën arrestuar edhe tre shtetas të huaj të dyshuar për këtë vepër. 

“Si rezultat i angazhimeve të njësive policore lidhur me rastin me datë 03.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Më 20 shkurt Policia pati njoftuar se janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë keqpërdorur kartela bankare. Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike kishte kryer kontrolle në tri lokacione në Prishtinë. 

Atëherë kishin njoftuar se dy prej të dyshuarve ishin shtetas turq e njëri shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika