Arrestohet një shtetase e huaj për kontrabandim me migrantë

Një shtetase e huaj është arrestuar nga Policia e Kosovës për kontrabandim me migrantë, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve dyshohet se ka ndihmuar një person që më pas ka kërkuar azil. Rasti është në hetim dhe e dyshuara është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një shtetase e huaj është arrestuar të dielën nga policia kufitare, si e dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, gjatë kontrollit të dokumenteve të shtetases së huaj dyshohet se ajo ka sjellë në vend një person i cili më pas ka kërkuar azil.

“Prishtinë   21.07.2024- 10:00.  Është arrestuar një e dyshuar femër shtetase e  huaj pasi që e njëjta gjatë kontrollit të dokumenteve dyshohet se e ka sjellur një person i cili më pas ka kërkuar azil”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar “Kontrabandim me migrant”,  dhe pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika