Arrestohet një spiun rus në Paris, dyshohet për plane “destablizuese” të Lojërave Olimpike

Një burrë rus është arrestuar në Francë me dyshimin se ka bërë plane “destabilizimi” gjatë Lojërave Olimpike të Parisit,

Një agjent i FSB-së ruse është arrestuar nga autoritetet franceze në Paris, pas dyshimeve se po bënte plane për t’i “destabilizuar” Lojërat Olimpike që po mbahen atje.

Sipas disa shërbimeve të inteligjencës evropiane, në shtëpinë e tij u gjet një hartë e një njësie elitare të forcave speciale ruse, që vepronte nën komandën e FSB-së.

E përditshmja franceze “Le Monde” shkruan se të martën, më 23 korrik, u hap një hetim gjyqësor për “inteligjencë e huaj me qëllim provokimin e armiqësive në Francë”, një krim që dënohet me 30 vjet burg.

I dyshuari u padit në të njëjtën ditë dhe iu caktua masa e  paraburgimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika